Utente:Lorenzo zejnati/Sandbox

Da Wikipedia, l'enciclopedia libera.
Vai alla navigazione Vai alla ricerca

Template:Template sinottico per la descrizione sommaria dell'argomento della voce Kolonel Novruz Zejnati è ...

Kolonel Novruz Zejnati

[modifica | modifica wikitesto]
File:Kolonel-Novruz-Zejnati.jpg
Fotografi e mar nga http://www.bulevardionline.com/kolonel-novruz-zejnati-petrit-dumen-e-sollen-ne-ballafaqim-me-mua-ne-qeli-te-veshur-me-rroba-te-vjetra-ushtari-dhe-me-helmete-ne-koke/

Lindi në Delvinë, në 9 mars 1941. Pas mbarimit të shkollës 7-vjeçare në Lazarat të Gjirokastrës, ka vazhduar të gjitha shkollat ushtarake deri në nivelin akademik me rezultate të shkëlqyera. Ka shërbyer si oficer, në Veri e Jug të vendit, në ishullin e Sazanit, në Lushnjë, Kukës, Tiranë e Durrës. E ka nisur karrierën ushtarake që në moshën 14-vjeçare. Gjatë viteve të angazhimit të tij në ushtri ka arritur që me aftësitë dhe përpjekjet e veta të ketë karrierë të spikatur ushtarake dhe akademike, krijimtari të pasur studimore dhe botuese, si në fushën ushtarake, ashtu edhe në atë të shoqërisë civile. Në hierarkinë ushtarake ka kryer detyra të rëndësishme si: komandant toge, kompanie, batalioni e brigade. Oficer drejtimi në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë për korpusin veri-lindor të Burreli dhe atë të Shkodrës. Ka kryer kursin 1-vjecar të Shtatmadhorisë. Ka qenë pedagog i jashtëm në katedrën gjitharmëshe të Akademisë Ushtarake nga viti 1972 deri në vitin 1994. Ka qenë për trajnim dhe eksperiencë në luftën amerikano-vietnameze në viti 1966-1975. Mban gradat shkencore: “Kandidat i Shkencave” dhe “Doktor i Shkencave” si dhe “Kolonel në Rezervë” në fushën ushtarake. Filozofia e jetës së tij ka qenë dhe është sinqeriteti, i ka dashur e dëgjuar shokët e punës e të jetës, njerëzit, por mbi të gjitha ka dashur të vërtetën. Ka qenë gjithmonë pranë njerëzve të thjeshtë, pranë atyre me shpresë të humbur, por larg mashtruesve, batakçinjve, pijanecëve e imoralëve. Urren njerëzit hipokritë, që nga fjalët duken “të ëmbël”, por zemrën e kanë helm. Në lidhje me veprimtarinë e tij intelektuale, Novruz Zejnati është autor i disa recensove, oponencave, referateve dhe kumtesave në konferenca e sesione shkencore. Ka qenë udhëheqës disertacionesh. Ka botuar mbi 15 libra për artin dhe historinë ushtarake. Është pjesëmarrës në hartimin e rregulloreve të punës për komandat e shtabeve, rregulloren e këmbësorisë në luftim (ushtar, skuadër, togë, kompani, batalion e brigadë). Për këto është vlerësuar me urdhra e medalje të ndryshme. Arma më e fortë e suksesit të punës së tij ka qenë dhe mbetet takti i komunikimit me njerëzit.

  • Fillimi i një bisede, Tregime
  • Në ishim në Vietnam
  • Shtegtim në xhungla
  • Bukuria e fjalës
  • Pesha e fjalës së komandantit ushtarak
  • Lufta-arti i thjeshtë, thelbi i saj qëndron në realizimin
  • Ligjet e luftës
  • Terrorizmi dhe lufta
  • Jeta e një ushtaraku
  • Gjeneral Esat pashë Toptani
  • T’i jepet gjeneral Esat pashë Toptanit ajo që i takon Gjeneralit [1]
  • Ahmet Zogu, mbreti dhe komandanti i ushtrisë së shqiptarëve
  • Ahmet Zogu, politikan apo ushtarak? [2]
  • Gjeneral Esat pashë Toptani, të thëna e të pathëna

Voci correlate

[modifica | modifica wikitesto]


Collegamenti esterni

[modifica | modifica wikitesto]