Utente:Giuliomio/Sandbox

Da Wikipedia, l'enciclopedia libera.
Vai alla navigazione Vai alla ricerca

Profesor Ferdinand Leka lindi në Shkodër më 18.04.1930 në një familje nëpunësi. Babai, Tef Leka, para çlirimit punonte si sekretar në gjyqin e paqit (për çështje civile), pas çlirimit si sekretar gjyqi, deri sa doli në pension në vitin 1954.

Deri në vitin 1941 F. Leka ndoqi shkollën fillore shtetërore, pastaj gjimnazin shtetëror në Shkodër, liceun klasik, ku lëndët kryesore ishin latinishtja, greqishtja e vjetër, filozofia, letërsia, gjuha italiane, frengjishtja dhe lëndët shkencore. Aty ai mori maturën në vitin shkollor 1946-47.

Në vitet 1948-49 shërbeu si arsimtar në Shkodër dhe në vitin 1950-51 kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Pas lirimit nga ushtria, në vitin 195, me pëlqimin e vet, u emërua drejtor i shtëpisë së kulturës në Kukës.

Nga viti 1956 deri më 1960 ndoqi studimet e larta në institutin e lartë pedagogjik të Tiranë dhe vitet e tjera, me themelimin e Universitetit, në Fakultetin Histori – Filologji (dega Gjuhë ruse) të cilin e përfundoi me rezultate të shkëlqyera.

Në gusht të vitit 1960 u emërua me punë në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, më vonë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (sektori i Terminologjisë), ku mbajti edhe detyrën e sekretarit shekncor të sektorit deri me daljen në pension në vitin 1991.

Ai ishte njohës i thellë i gjuhëve: italisht, frëngjisht, rusisht, latinisht, anglisht.

Nga të gjitha këto gjuhë ka lënë përkthime mjeshtërore, që mund te konsultohen në listë e punimeve.

Profesor Ferdinand Leka ka mbajtur konferenca në shumë simpoziume me karakter letrar, shoqëror dhe shkencor. Ka mbajtur kumtesa në Universitetin e Goteborgut, në Universitetin L'Orientale të Napolit, në Universitetin “La Sapienza” Romës, në universitetin i Udines, në Akademinë e Kruskes (Accademia della Crusca)

Është nderuar me disa çmime Naim Frashëri.

Pas daljes në pension ka vazhduar ka vazhduar rregullisht bashkëpunimin me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë për recensime punimesh doktorate, kumtesa e simpoziume shkencore, botime nga tradita gjuhësore si “FONETIKA” e Kristaq Cipos dhe “FJALORI ARBËRISHT – SHQIP” i Kolë Kamsit etj.


B I B L I O G R A F I

Fjalorë dygjuhësh


Fjalor italisht – shqip me rreth 50 mijë fjalë (Leka – Simoni) Tiranë 1988

Fjalor shqip – italisht me rreth 50 mijë fjalë – Botim i ndrequr e i përmirësuar nga Ferdinand Leka , Tiranë Eurorilindja 1996

Fjalor italisht shqip , botim i ndrequr e i përmirësuar nga F. Leka, Tiranë 2000

Fjalor italisht shqip me rreth 35 mijë fjalë, (Leka – Simoni) Tiranë 1995 – i nderuar me çmimin e ministrisë së jashtme italiane

Fjalor italisht shqip me mbi 60 mijë fjalë, botim i ri e i pasuruar dhe i përditësuar tërësisht. 80% e punës nga Ferdinand Leka.

Fjalor praktik italisht shqip,

Fjalor shqip – frëngjisht (V. Kokona) bashkëredaktor

Fjalor anglisht – shqip i Pavli Qeskut, Tiranë 2000, Recensues

R. Gjika – Fjalor anglisht- shqip i mjekësisë, Redaktr

S. Nako – F. Leka – Manual i bisedimeve detare – shqip – anglisht – italisht – rusisht , Tiranë 1989

Fjalor arbërisht – shqip, K. Kamsi, Parathënie dhe redaktim i plotë nga F. Leka, Shkodër 2000


Shkrime origjinale

Shkrime gjuhësore, letrare, sociale – fq 516, Infbotues, Tiranë 2007

Fjalë dhe shprehje të huaja të panevojshme në “Shqipja në etapën e Sotme” – Botimet albanologjike, Tiranë 2011

oerdinand Leka Parathënie e N. Berdjaje në “Zanafilla dhe kuptimi i komunizmit rus”, shtëpia botuese”55” të cilin edhe e ka përkthyer nga origjinali rusisht.

Udhëzues për përpunimin e terminologjisë tekniko-shkencore, F. Leka, Tiranë 1983

Roli i Revistës "Buletini Katolik" për njohjen e problemeve të të drejtave të njeriut, të lirisë së mendimit e të fesë në Shqipeëri gjatë viteve të diktaturës komuniste, botuar në revisteë PHOENIX, Nr. 1--6 (33-38), Shkodër, 2003, fq. 153-157.

"Terminologjia", artikull për Fjalorin Enciklopedik 1984 dhe 2010.

A mund të flasim e të shkruajmë pak më shumë shqip- 2018, Infbotues

Ushtrime përgatitore për një italishte me themel, 2009, Infbotues

"Fjalor themelor italisht shqip e shqip – italisht", Infbotues 2007

Fjalori i termave të letërsisë, Infbotues 2013


LISTA E PUNIMEVE

Bashkautor – fjalorë terminologjikë shumëgjuhësh

Terminologjia e gjeologisë

Terminologjia e arkitekturës

Terminologjia e minierave

Terminologjia e hidraulikës

Terminologjia e letërsisë

Terminologjia e së drejtës ndërkombëtare

Fjalor i termave të gjuhësisë

Bashkautor i rreth 30 fjalorëve terminologjikë shumëgjuhësh

Fjalorë Shpjegues

Fjalori gjuhës së sotme Shqipe , Tiranë 1980 (1/9 e fjalorit, hartuar 4596 fjalë titull, në 256 faqe fjalori)

Fjalor frazeologjik italisht shqip – Ymeri-Balla, 1997, Redaktor

Profesor Ferdinand Leka është bashkautor i rreth 30 fjalorëve terminologjikë shumëgjuhësh.


PERKTHIME

1. Francesco Petrarca – lirika të zgjedhura nga Petrarca “Canzoniere” Tirana 1998, Ribotuar në vitin 2004, përkthim i përzgjedhur për çmimin e Ministrisë së Jashtme Italiane për përkthimet e veprave italiane në gjuheë të huaja në vitin1996

Alessandro Manzoni  - Te fejuarit (me parathënie dhe shënime , Infbotues 2001, i ribotuar edhe ne vitet me pas.

Faik Konica – Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Europës juglindore dhe esé të tjera, botim i parë 1993, ribotuar me parathënie në vitin 2004

Stefan Zweig, Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit të Roterdamit, 2003

Erazmi, Lavdërimi i çmendurisë, me parathënie dhe shënime , Infbotues 2004

André Maurois , Një mjeshtëri për të jetuar, me “paraqitje” dhe shënime,

Jean Guitton, Zoti dhe Shkenca, Infbotues, 2005

Nikollaj Berdjajev, Botëkuptimi i Dostojevskit, Logos 2006

E. Mounier, Nga prona kapitaliste te prona njerëzore, Logos 2008

Libri i Shpresës (pjesë të zgjedhura nga ungjijtë) The book of hope , Përkthim nga origjinali anglisht, Tiranë 1993 (Tirazhi 100.000 kopje), 1993

G. Martinetti, Përse jeta është e mrekullueshme, Ylber 2006

M. Lemonnier, Historia e Kishës, botimet "Gjergj Fishta", "Ylber", 2008

L. Giussani, Ndjenja fetare, 2005, Cooperativa editoriale Nuovo mondo

L. Giussani, Në zanafillë të premtimit të krishterë, botimet "Gjergj Fishta", 2008

L. Giussani, Rreziku edukativ (Rrezikimi për të edukuar) Infografilm 2011

Kisha dhe të drejtat e njeriut, 1993

Joseph Ratzinger, Jezusi i Nazaretit – vëllimi I, Shtëpia botuese “55”, 2009

Joseph Ratzinger, Jezusi i Nazaretit – vëllimi II, “55”, 2012

Bernard Bueb, Lavdërim i disiplinës, 2014

Henri Barraud , Për të kuptuar muzikën e sotme, Gjergj Fishta, 2014

Çehov – Pulëbardha përkthyer që në 1967 (qarkullonte në të gjitha ambientet dhe u botua në 2018

Çehov – Ivanovi (qarkullonte në të gjitha ambientet artistike dhe jo vetem që në vitet gjashtëdhjetë) 1965 dhe u botua vetëm në 2018

A. Solzhenjicin “Me Shallamovin”, përkthyer nga rusishtja,  Gazeta 55, gusht 2010

Ungjilli i Jezusit, botuar nga “Istituto san Gaetano, Vicenza

Libri i ferrit, Ahmet Bushati, përkthim nga shqipja në Italisht, 2001

F. Balliu , përkthim nga shqipja në italisht, Tiranë 2001, Skanderbeg Books

Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe , përkthim e redaktim në frëngjisht – Kolë Luka, Ferdinand Leka , Tiranë 1974

Z. Pllumi, A. Plasari “Breve panorama storico” përkthim nga shqipja në italisht, 18 faqe

A. Kostallari, Vepra e L. Matrëngës “Mbsume e krështerë (Catechismo cristiano) përkthim nga shqipja në italisht, 18 faqe


REDAKTIME

Kolë Ashta, “Neologjizmat e Kristofor Kristoforidhit” – rishikim dhe redaktim i plotë, përgatitur për shtyp nga Ferdinand Leka – Studime filologjike 1990

Kristaq Cipo – Fonetika (redaktuar dhe përgatitur për shtyp nga F. Leka) Akademia e Shkencave, 2003

Susan Sontag “Sëmundja si metaforë” përkthim nga anglishtja Zef Simoni – Redaktuar nga F. Leka

Italo Calvino  “Përse të lexohen klasikët” përkthim nga Viola Adhami – Redaktuar nga F. Leka, Aleph 2012

Gjon Pali II, Të kapërcehet pragu i shpresës, Gjonlekaj Publishing Company, New York, 1998

J. Ratzinger, Krishterimi dhe kriza e kulturave, Logos, 2005

George Weigel, E vërteta e katolicizmit, Logos 2008

Albanien zwischen Kreuz und Halbmond, Ferdinand Leka - përgatitja për shtyp, mbledhje e të gjithë materialit të përmbledhur në këtë vëllim, shkrim për gjuhën shqipe. Vëllimi është botuar nga Muzeumit të folklorit të Mynihut

Zef Pllumi, Rrno për me tregue (Lektor Ferdinand Leka e Gj. Shkurtaj)

Fjalor frazeologjik italisht-shqip, Ymeri-Balla, 1997

STATUTET E SHKODRËS – Lucia Nadin – Redaktuar nga Ferdinand Leka


Nuk përmenden këtu recensione pa fund dhe shumë punime ende të pabotuara.

Link utili:

https://www.vaticannews.va/sq/bota/news/2022-07/nderroi-jete-profesor-ferdinand-leka-figure-e-shquar-e-kultures.html

https://www.youtube.com/watch?v=axtOWz0aeAs

https://www.youtube.com/watch?v=vQ8Ku_HgDGQ

https://arteka.al/vdekja-e-perkthyesit-ferdinand-leka/

https://exlibris.al/emil-lafe-ferdinand-leka-nje-mjeshter-i-rralle-i-gjuhesise-shqiptare/

https://liberale.al/i-vetmi-i-mbetur-nga-kongresi-i-drejtshkrimit-ferdinand-leka-vizitohet-nga-drejtoresha-e-qkll

https://gazetashqiptare.al/2022/07/25/bota-e-gjuhesise-ne-zi-ndahet-nga-jeta-albanologu-shquar-ferdinand-leka-mosha/

https://www.avsi.org/news-e-press/news/il-rischio-educativo-di-don-luigi-giussani-presentato-in-albania

https://www.fides.org/it/news/8900-Il_senso_religioso_di_Don_Giussani_arriva_in_Albania