Discussione:Odise Roshi

Da Wikipedia, l'enciclopedia libera.
Vai alla navigazione Vai alla ricerca

Parte scritta in un'altra lingua[modifica wikitesto]

Metto qua di seguito la parte che ho cancellato dalla voce scritta in un'altra lingua --Erik91☆☆☆ 15:19, 9 nov 2012 (CET)[rispondi]

|shkrimi Nga Arbër EMIRI |per wikipedia nga E.Ahmeti

“Bolti” kuqezi! Nga rrugicat e Fierit, te goli me Shqipërinë, Roshi është… rritur!

Ndaj Sllovenisë, jo vetëm rrjeta e fitores, por edhe ajo e kurorëzimit si një futbollist që meriton Kombëtaren. De Biazi ia këshilloi klubeve të Serisë A, Frankfurti përpiqet ta shtrëngojë fort, ndërsa familja krenohet me të

E quajnë Odise, por është ende 21-vjeç dhe në fillimet e karrierës së tij, ndaj edhe vështirësitë e “udhëtimit” të jetës ende nuk i ka provuar. Më mirë “Roshi”, ose “Rraketa”, ashtu si në Gjermani e njohin dhe ia kanë vendosur nofkën. Goli i shënuar ndaj Sllovenisë do të mbahet mend gjatë jo vetëm si ai që i dha fitoren ndaj një skuadre të fortë si Sllovenia, por edhe si goli i fundit në reliken e vjetër, stadiumin “Qemal Stafa”. Deri më sot, trajnerët kuqezi e konsideronin si një talent me persepektivë, por ende “të njomë” dhe pa përvojë, por mjaftuan pak ndeshje për t’i dhënë italianit De Biazi bindjen se 21-vjeçari mund të ishte arma më shumë e Kombëtares. Dhe ai nuk ka zhgënjyer aspak, përkundrazi ka qenë ndër më të mirët në fushë mbrëmjen e martë, duke i futur të dridhurat edhe një portieri super të talentuar si Samir Handanoviç, vlera e të cilit në merkato është sa e gjithë Kombëtarja e Shqipërisë. Dhe, jo më kot, Xhani de Biazi, përpara ca kohësh, doli garant i tij, duke ia këshilluar edhe klubeve të Serisë A. Fëmijëria - Por kush është Odise Roshi për ata që pak e njohin të kaluarën e tij? Djali i prindërve Fiqiri dhe Shpresa Roshi, Odiseja erdhi në jetë pas lindjes së dy motrave, Elisabeta dhe Dorina. Që i vogël, ai filloi të stërvitej në qytetin e tij, Fier, dhe shumë shpejt u thirr në të gjitha ekipet zinxhir të përfaqësueses shqiptare duke u shquar për lojën e shpejtë në krah dhe cilësitë e pakrahasueshme me bashkëmoshatarët e tij. Pa frikë, mund të thuhet se ai është një produkt i mirëfilltë i shkollës fierake të futbollit. Thashethemet se ai është me origjinë nga Vlora padyshim janë një spekulim i pastër pasi veprimtaria e tij me skuadrën e Flamurtarit për dy vite nuk mund kurrsesi të personifikojnë atë si një “vlonjat”. Të parët e prindërve të Odisesë u shpërngulën nga Libohova e Gjirokastrës prej më shumë se 80 vjetësh. Padyshim qytetarët e Fierit krenohet për talentin e tij dhe ata në çdo moment kanë qenë një mbështetje shumë e mirë për të. Fillimet - ”Mbaj mend thirrjen time të parë tek ekipi i të rriturve”, shprehet Odiseja, “kur tekniku serbo-boshnjak Karishik më ftoi që të stërvitesha dhe të kontribuoja për skuadrën e të rriturve. Padyshim që ndjeva shumë emocion sepse isha vetëm 16 vjeç dhe mbi supet e mia të njoma tashmë do të duhej të mbaja edhe peshën e ndeshjeve në Superligë. Në fazën e parë tekniku u largua dhe në vend të tij erdhi një emër i njohur i futbollit shqiptar, Andrea Marko, që edhe ai më mbështeti dhe më dha kurajo për të vazhduar misonin tim. Por, një oksigjen shumë i mirë për mua ishin sportdashësit e mrekullueshëm fierakë, të cilët më inkurajuan dhe më dhanë besim për karrierën time. Aventura vlonjate - Pas dy vjet kontributi tek skuadra fierake, e cila udhëhiqej nga Kokëdhima, Roshi nuk u pagua asnjëherë nga skuadra dhe nga kjo përfituan “fqinjët” vlonjatë, të cilët i bënë ofertën talentit dhe e bënë pjesë të tyre. Padyshim këtu fillon edhe kthesa profesionale e Roshit. Në ndeshjen e javës së parë ndaj Tiranës, në “Qemal Stafa”, Odi shënon 2 gola që padyshim do të mbahen mënd gjatë pasi Flamurtari fitonte pastër 1-3 ndaj bardhebluve dhe festimi i tij si Bolt, njeriut më të shpejtë në botë, i dhanë shumë kurajo fierakut që tashmë ishte natyralizuar në “vlonjat” të vazhdonte me këtë ritëm karrierën e tij prej profesionisti. U-21 dhe Gjermania - Thirrjet e tij tek ekipi U-21 i Shqipërisë dhe paraqitja shumë e mirë me skuadrën vlonjate, padyshim që rritën shumë kërkesat ndaj tij. Nga Gjermania, Turqia, Rumania dhe Franca kishte një lumë ofertash për “këmbëshpejtin” Roshi, por transferimi i tij do të bëhej në fund të vitit të dytë tek Flamurtari. Odiseja bëri valixhet dhe u largua drejt Gjermanisë. Destinacioni? Këln. Të luash në një skuadër me futbollistë si Podolski padyshim që është një ëndërr e çdo futbollisti. Vështirësitë - Këtu “Odi” mësoi shumë dhe padyshim eksperienca e lojtarit të përfaqësueses gjermane ishte një shkollë edhe për djalin nga Fieri, që bënte kështu lëizjen e madhe drejt e në Bundesligë. Por, tek Këlni, jo çdo gjë shkoj mirë, pasi pëlqimin për të qenë pjsë e skuadrës e kishte dhënë drejtori teknik, Finke, dhe ardhja e trajnerit danez, Solbaken, payshim që krijoi jo pak problem për të talentuarin shqiptar. Rënia në Bundesligën 2 e Këlnit u shoqërua edhe me largimin e Podolskit. Frankfurti - U duk sikur hapësirat e Roshit do të ishin më të mëdha pas largimit të Podolskit, por trajneri Stanislavski e konsideroi më të mirë huazimin e tij te një klub tjetër dhe FSV Frankfurti i hapi dyert. Këtu fieraku gjen një tjetër shqiptar Edmond Kapllanin, që bëhet një mbështetje shumë e mirë për të. Brenda pak kohësh, edhe pse nuk e flet mirë gjermanishten, ai gjen një ambient shumë të mirë dhe krijon një shoqëri edhe me pjestarë të tjerë të skuadrës. ”Tek skuadra ime e re kam shumë shokë dhe miq të mirë. Përveç Kapllanit që është padyshim miku dhe shoku im më i mirë kam lidhje shumë të mira me turkun Emre, gjermanët Mozes, Roberto dhe pa mohuar mbështetjen e teknikut Beno Molman, i cili më ka dhënë shumë kurajo në stërvitje dhe gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Padyshim që nuk jam shumë i kënaqur nga koha që më është rezervuar, por si një profesionist, jam i detyruar që të respektoj vendimet e trajnerëve”, u shpreh Roshi. Kur flet për marrëdhëniet e tij me bashkëkombasin Kapllani, “Rraketa” merr një pamje serioze dhe flet me superlativa për formën e mirë që po kalon Kapllani. ”Është jo vetëm një shok i mirë për mua, por shpesh më korrigjon dhe më flet për të bërë maksimumin tim. Sa herë që ai shënon, unë jam i pari që e përgëzoj në fushën e lojës dhe këtë gjë e bën edhe ai kur unë shënoj. Mondi është një njeri i mrekullueshëm dhe unë jam shumë i lumtur dhe me fat që e kam atë në skuadër. Ai gëzon mbështetjen e gjithë tifozërisë së qytetit dhe padyshim që është një lider në fushën e lojës. Goli im ndaj Sllovakisë padyshim që kishte brenda edhe dedikim për të, pasi ai me të vërtetë më ka ndihmuar shumë”, shprehet Odiseja.


“Jo” prindërve në stadium: “E shihnim fshehurazi!”

E ëma, tregon: “Kur isha në Gjermani për të parë një ndeshje me Këlnin, nxora flamurin shqiptar në stadium dhe të gjithë nisën të më bënin foto”

Tregon e ëma, Shpresa: “Ndodhesha në Këln sezonin e kaluar dhe m’u dha rasti të ndiqja ndeshjen me Shtutgardin në stadium. Me vete mora edhe flamurin shqiptar. Sapo skuadrat dolën në nxemje unë shpalosa flamurin kombëtar dhe si për çudi me qindra foto nga celulari drejtoheshin drejt meje dhe të gjithë thoshin: “Ajo aty është nëna e Roshit”. Padyshim që ndihesha e vlerësuar pasi të gjithë më respektonin jo vetëm mua, por edhe Odisenë, që atë ditë luajti shumë mirë” u shpreh e ëma, që gjithashtu bën të ditur se Roshi kishte një mani dhe fiksim: Familjarët s’duhet ta shihnin në stadium, pasi i sillnin ters. Por, shumicën e rasteve ata shkonin fshehurazi. Babai i tij, Fiqiriu ka qenë dy herë në Gjermani tek djali i tij. Herën e pare, për fatin e tij të mire, ka parë ndeshjen miqësore që Këlni luajti ndaj Arsenalit dhe ku padyshim edhe Odiseja dha një kontribut për skuadrën ndërsa nuk i është ndarë asnjëherë sa herë ai ka luajtur në Shqipëri për U-21 dhe për kombëtaren e madhe, duke qënë një tifoz special i tij. ”Me të vërtetë ndihem mirë që Odi po ecën shumë mirë,- shprehet Fiqiriu.- Kam shumë besim se në të ardhmen ai do të jetë sërish shënues për përfaqësuesen dhe skuadrën e tij”, përfundon ai. Të dy prindërit e Odit sa herë që skuadra e tij luan në Gjermani, falë dashamirësisë së miqve të tyre kanë mundur ta ndjekin gjithmonë atë nga televizori, ku natyrisht ata kërkojnë gjithmonë që ai të bëjë më të mirën për veten e tij, por edhe për kombin. ”Aktivizimi me Kombëtaren padyshim që na ka kënaqur,- u shpreh Fiqiriu,- dhe ne shpresojmë që ai të jetë gjithmonë një golashënues i rregullt dhe të japë ndihmesën e tij duke luajtur me të gjitha forcat”.

Pikante

Idhull në lagje Në lagjen ku sot banon Odiseja të gjithë fëmijët duan të bëhen si ai. Në rrugicën që të çon tek shtëpia e tij, shumë fëmijë në rrugën e ngushtë luajnë gjithë pasion dhe payshim që ëndërrojnë të bëhen një ditë si ai. Dhe jo vetëm këta fëmijë të vegjël, por dhe të tjerë si Ribaj e Sako që luajnë për Apoloninë e madhe, apo Papingu, që është një i ri shumë I talentuar, për të vazhduar tek Prifti e Fili, që të gjithë duan të bëhen si ai. Odiseja është shumë miqësor me ta dhe sa herë që ai vjen nga Gjermania i “begenis” ata me suvenire të skuadrës së tij. Dikujt një palë këpucë origjinale e dikujt një bluzë.

Collegamenti esterni modificati[modifica wikitesto]

Gentili utenti,

ho appena modificato 1 collegamento/i esterno/i sulla pagina Odise Roshi. Per cortesia controllate la mia modifica. Se avete qualche domanda o se fosse necessario far sì che il bot ignori i link o l'intera pagina, date un'occhiata a queste FAQ. Ho effettuato le seguenti modifiche:

Fate riferimento alle FAQ per informazioni su come correggere gli errori del bot

Saluti.—InternetArchiveBot (Segnala un errore) 23:52, 13 mag 2018 (CEST)[rispondi]